Pyetjet e shpeshta
Përgjigje për pyetjet që na bëhen më shpesh. Nuk e gjeni përgjigjen? Na kontaktoni.
Çfarë informacioni më duhet që të më ndihmoni?
Kur bëni një porosi, duhet të keni njërën nga opsionet e mëposhtme:
- Nëse është nxemës me formë dhe dimensione standarde, mjafton të na tregoni fuqinë punuese të nxemësit.
- Nëse është kërkesë speciale, duhet të keni një vizatim teknik të produktit me të gjitha informacionet elektrike, ose një mostër të cilën ne mund ta masim për të marrë të gjitha informacionet e nevojshme.
A mund të porositen produkte edhe në sasi të vogla?
Po. Përveç prodhimit në seri të mëdha për prodhues dhe servise të ndryshme, ofrojmë edhe produkte në sasi të vogla për klientë të ndryshëm.
Sa kohë duhet të pres për një porosi?
Koha e pritjes varet nga sasia e porositur dhe gjendja aktuale e inventarit tonë të gjysmëprodukteve. Nevoja për fllanxha speciale ndikon gjithashtu në afatin e përfundimit.
Për sasi të vogla, kur gjysmëprodukti i nevojshëm gjendet në inventarin tonë, si rregull klientët nuk presin më shumë se dy orë.
Për kërkesa më të mëdha, duhet llogaritur me një kohë më të gjatë pritjeje, por në 90% të rasteve ajo nuk e kalon një javë.
A ka garancion për produktet tuaja?
Kjo varet nga shumë faktorë: nga lloji i nxemësit dhe nga infrastruktura në vendin ku do të përdoret. Meqenëse produktet testohen në shumë faza të prodhimit, dhe në kushte shumë më ekstreme se ato të përdorimit, prishjet eventuale zakonisht nuk shkaktohen nga cilësia e produktit tonë.
Ofrojmë garancion në raste të caktuara. Gjithashtu, kur dikush vjen me një reklamacion, mund ta gjejmë saktësisht arsyen e mosfunksionimit dhe marrim përgjegjësi kur faji është në anën tonë.
Cili është orari i punës?
- 08:30 – 17:00 nga nëntori deri në prill.
- 08:30 – 18:00 gjatë muajve të tjerë.
Si bëhet pagesa?
Zakonisht produktet paguhen 30% gjatë bërjes së porosisë dhe 70% në momentin e marrjes së produkteve.