Rreth nesh
Një histori suksesi prej më shumë se 35 vitesh, ndërtuar mbi cilësinë, sigurinë dhe korrektësinë.
Historia jonë
Merkur, me një traditë prej më shumë se 35 vitesh, njihet si prodhues i elementeve ngrohëse që ofron cilësi, siguri dhe korrektësi. Hapat e parë të kompanisë ishin një punishte e vogël, me pajisje alternative dhe kapacitet të vogël prodhimi.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, bazuar në një vizion të qartë për një produkt bashkëkohor me profesionalizëm dhe standarde evropiane, kompania u zhvendos në Prishtinë, në një fabrikë moderne me pajisje evropiane të cilësisë më të lartë.
Teknologjia
Merkur posedon teknologji të re, me makineri prodhuese nga Suedia dhe Gjermania, konkretisht nga kompanitë Kanthal dhe FK Industrieofenbau. Lënda e parë sigurohet nga kompanitë më serioze evropiane përmes distributorëve të autorizuar për rajonin e Ballkanit.
Cilësia
Cilësia është një nga vlerat tona thelbësore. Për këtë arsye, gjatë prodhimit i kushtohet rëndësi e veçantë një procesi rigoroz testimi elektrik dhe fizik. Që nga viti 2013, Merkur posedon certifikatën gjermane të cilësisë VDE për prodhimin e nxemësave elektrikë të ujit.
Shpejtësia dhe fleksibiliteti
Një vlerë tjetër për të cilën krenohemi është shkathtësia. Përmes komunikimit intensiv dhe të hapur me klientët, e kuptojmë shpejt problemin, projektojmë një zgjidhje praktike dhe dorëzojmë produktin përfundimtar, në një proces të shpejtë dhe me kosto optimale për klientin.
Kur klientët tanë kanë nevojë për zgjidhje që tejkalojnë prodhimin tonë standard dhe nuk gjejnë përgjigje të kënaqshme në treg, ne u ofrojmë zgjidhje kreative dhe specifike për aplikimet e tyre. Për këtë arsye, vitet e fundit kemi nisur prodhimin e furrave për shkrirjen e aluminit, furrave për stomatologji dhe furrave për industrinë HoReCa, të cilat ndërtohen dhe vihen në funksion tërësisht nga stafi ynë.
Furnitorët tanë
Lëndë e parë nga prodhuesit më të njohur evropianë
Keni një vizatim teknik, një mostër apo vetëm fuqinë e nevojshme?
Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ekipi ynë ju përgjigjet shpejt me një zgjidhje dhe ofertë.















