Pyetjet e shpeshta
Kur bëhet një porosi, klienti duhet të posedoj njërën nga opsionet e mëposhtme:
Në rast se është një nxemës me formë dhe dimenzione standarde, klienti mund të na ndihmoj duke na treguar fuqinë punuese të nxemësit.
Ne rastet kur kemi të bëjmë me një kërkesë speciale, klienti duhet të posedoj një vizatim teknik të produktit me të gjitha informacionet elektrike, ose të posedoj një mostër të cilën ne mund ta masim dhe të marrim gjithë informacionet e duhura.
Po, ne përveç se bëjmë prodhim në seri të mëdha për prodhues dhe servise të ndryshme, ofrojmë gjithashtu produkte në sasi jo shumë të mëdha për klientë të ndryshëm.
Koha e pritjes varet shumë nga sasia e porositur dhe gjendja momentale e inventarit tonë. Poashtu në rast të nevojës për fllansha speciale, atëherë edhe kjo ndikon në kohen e mbarimit të një produkti.
Në rastet kur kemi të bëjmë me sasi të vogla dhe kur gjysmë-produkti i nevojshëm për produktin final gjendet në inventarin tonë, atëherë si rregull është që klientët tanë nuk duhet të presin më shumë se dy orë për të marrë shërbimin.
Në rast të një kërkese më të madhe, atëherë klientët duhet të llogarisin me një kohë më të gjatë të pritjes, por që në 90% të rasteve nuk e kalon një javë.
Kjo është një pyetje që varet nga shumë faktorë, nga natyra e nxemësit dhe nga infrastruktura në vendin ku do të përdoret nxemësi. Meqenëse produket testohen në shumë faza të prodhimit, dhe testohen në kushte shumë më ekstreme nga se do të përdoren, atëherë rastet kur vjen tek ndonjë prishje eventuale nuk e kanë shkaktar kualitetin e produktit tonë. Ne ofrojmë një garancion, por gjithashtu kur dikush vjen me ndonjë reklamin, ne saktësisht mund të gjejmë arsyen e mos-funksionimit të produktit, dhe marrim përgjegjësi në rastet kur faji është në anën tonë.
08:30 deri në 17:00 nga muaji nëntor deri në prill.
08:30 deri në 18:00 për muajt e mbetur.
Zakonisht produktet paguhen 30% gjatë bërjes së porosisë, dhe 70% në kohën e marrjes së produkteve.