Nxemësa të plastikës
Merkur prodhon nxemësa me formë rrumbullake ose drejtkëndëshe që përdoren për ngrohjen me kontakt të pjesëve cilindrike metalike apo dhe kallëpeve të ndryshme në industrinë e plastikës dhe gomës. Për më tepër këta nxemësa përdoren për ngrohjen indirekte të fluideve përmes mureve të rezervuareve apo gypave.
Ne prodhojmë dy lloje të ketyre nxemësave, njëri prej të cilëve është një tel i endur në një pllakë mikanit dhe i izoluar me dy pllaka mikaniti, kurse tjetri një tel i endur rreth një baze të keramikës. Të dy këta lloje vishen me një strukturë inoxi rezistente ndaj nxehtesise.
Ne mund të ju ofrojmë jo vetëm zgjidhje për pajisjet nga prodhuesit më të njohur në këtë fushë, por dhe zgjidhje speciale për prodhuesit e rinj.
Për më tepër ne ofrojmë këshilla se si mund të arrihet tek një zgjidhje optimale për ambientin dhe temperaturën operuese të pajisjeve tuaja.
Dizajni
Keramikë me trup rrethues inoxi.
Mikanit me trup rrethues inoxi.
Forma të ndryshme sipas kërkesës së konsumatorit.
Materiali i telit
Nikrothal 80 (NiCr aliazh)
Kanthal A (FeCrAl aliazh)
Kanthal D (FeCrAl aliazh)
Tensioni
230V
400V
Fuqia
250 - 4500W
Mjedisi punues
Ajër