loader image

Nxemësa keramike

Merkur prodhon nxemësa keramike të madhësive dhe formave të ndryshme për ngrohjen indirekte të likuideve si uji, vaji, nafta, bitumen, etj.
Këta nxemësa konstruktohen duke kaluar telin e një rezistence të lartë në kanalët ë formavë cilindrikë të këramikës.
Këto forma më të shkurtra të keramikës bashkohen rreth një boshti të inoxit dhe formohet nje nxemës i një gjatësie më të madhe, sipas kërkesave të konsumatorit. Për aplikimet e mësipërme, nxemësi vendoset brenda një tubi të inoxit në mënyrë që keramika dhe teli të mbrohen nga kontakti me likuidin përkatës.
Një përparësi e këtyre nxemësave në krahasim me nxemësat e tjerë zhytës, është që pjesa kryesore e nxemësit mund të zëvendësohet pa pasur nevojë të bëhet zbrazja totale e rezervuarit.
Ne mund të ju ofrojmë jo vetëm zgjidhje për pajisjet nga prodhuesit më të njohur në këtë fushë, por dhe zgjidhje speciale për prodhuesit e rinj. Për më tepër ne ofrojmë këshilla se si mund të arrihet tek një zgjidhje optimale për ambientin dhe temperaturën operuese të pajisjeve tuaja.

Materiali

Steatit

Dizajni

Cilindra të keramikës, me një shufër inoxi si bosht
Cilindra të keramikës pa bosht
Tel brenda bllokut të keramikës

Materiali i telit

Nikrothal 80 (NiCr aliazh)
Kanthal A (FeCrAl aliazh)
Kanthal D (FeCrAl aliazh)

Tensioni

230V
400V

Fuqia

250 - 12000W

Mjedisi punues

Ajër

Jeni të interesuar për bashkëpunim?

Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për ju!

Scroll to Top