loader image

Lider në prodhimin e elementeve ngrohëse!

Kualitet superior

Njëra nga vlerat thelbësore që Merkur proklamon është kualiteti. Për këtë arsye gjatë procesit të prodhimit, një rëndësi e vecantë i kushtohet një procesi rigoroz të testimit elektrik dhe fizik. Për më tepër, nga viti 2013, Merkur posedon certifikatën gjermane të kualitetit VDE për prodhimin e nxemësave elektrik në ujë.

Numrat që flasin!

Në fakt, nuk janë vetëm numra!
Janë me dhjetra vite mund, përkushtim dhe profesionalizëm, janë shume klient të kënaqur,
janë me mijëra projekte të realizuara me përkushtimin më të madh!

+
Klient të kënaqur
+
Projekte të realizuara
+
Vite eksperiencë

Partnerët tanë

Më poshtë gjeni disa nga partnerët tanë, nga të cilët ne sigurojmë lëndën e parë për prodhimin e nxemësave elektrik.

Një histori suksesi

Merkur, me një traditë prej më shumë se 35 vitesh, identifikohet si një prodhues i elementeve ngrohëse që ofron kualitet, siguri dhe korrektësi. Një punishte e vogël në qytetin e Preshevës me pajisje alternative dhe me një kapacitet të vogël prodhimi kanë qenë hapat e parë të kompanisë Merkur. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, duke u bazuar në një vizion të qartë për krijimin e një produkti bashkëkohor me profesionalizëm dhe me standarde europiane, kompania u zhvendos në Prishtinë në një fabrikë moderne dhe me pajisje të kualitetit më të lartë europian. Merkur posedon një teknologji të re, me makina prodhuese me origjinë nga Suedia dhe Gjermania, më saktësisht nga kompania Kanthal dhe FK Industrieofenbau. Për më tepër, materiali bazë sigurohet nga kompanitë më serioze europiane përmes distributorëve të autorizuar për regjionin e Ballkanit.

Play Video

Partneri juaj ideal!

Merkur ofron zgjidhje pothuajse për të gjitha kategoritë e elementeve ngrohëse!

Ne i mbulojmë të gjitha nevojat tuaja

Një vlerë tjetër për të cilën Merkur krenohet është agjiliteti.
Përmes një komunikimi intenziv dhe të hapur me klientët, ne kuptojmë shpejt problemin, dizajnojmë një zgjidhje praktike dhe në fund vijmë me produktin përfundimtar, proces i cili është shumë i shpejtë dhe me kosto optimale për klientin.

Jeni të interesuar për bashkëpunim?

Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për ju!

Scroll to Top